Kushtet më të favorshme ekonomike mund të jenë përcaktues për përshpejtimin e plakjes dhe rrezikun e prekjes nga sëmundje të ndryshme. Në këtë përfundim del një studim i ri i cili tregon diferencat mes personave që kanë të ardhura më të larta ose edukim më të mirë dhe ata që janë të disavantazhuar nga ky aspekt.
Pabarazitë sociale janë një aspekt që shfaqin ndikimin e menjëhershëm në procesin biologjik të moshës, sipas autorëve të këtij studimi.
“Plakja e shëndetshme është një objektiv i arritshëm për shoqërinë në tërësi, pasi është tashmë një realitet për njerëz të cilët kanë kushte më të favorshme socio-ekonomike”, shkruajnë studiuesit.
Pjesë e këtij studimi u bënë mbi 800 mijë pjesëmarrës. Kështu, u përcaktuan dhe masat e avantazhit social për individë që jetojnë në kushte më të favorshme që në moshë të hershme, duke u fokusuar kryesisht tek formimi i marrë në arsim, pozita socio-ekonomike, statusi profesional si dhe të ardhurat ekonomike që përfiton familja.
Studimi shkruan se shenjat e dallueshme të plakjes u matën përmes diagnozave të sëmundjeve që lidhen me plakjen e moshës dhe nga testet që provojnë sasinë e proteinave që qarkullojnë në plazmën e gjakut.
Studiuesit thonë se proteinat kanë kapacitetin për të ndikuar në procesin e plakjes. Ndaj dhe numërimi i proteinave mudn të pasqyrojë procese të shumta të lidhura me moshën që mund të ndodhin përpara nisjes së ndonjë sëmundje të mundshme.