Si mund të kuptojmë nëse veza që kemi blerë është e freskët? Marrim një tas transparent ose një gotë dhe e mbushim me ujë. Vendosim në të vezën dhe shohim:

  • Nëse veza qëndron poshtë në fund të tasit dhe paralelisht me të, është vezë e tre ditëve të fundit.

  • Nëse qëndron në fund, por në kënd, është afërsisht 7-8 ditore.

  • Nëse formon një kënd më shumë se 60º dhe fillon të ngrihet lart, është më shumë se dy javësh

  • Nëse ngjitet lart, atëherë ka të paktën një muaj, kështu që nuk duhet ta hani.

Pse ndodh ky ndryshim? Vezët e freskëta kanë në brendësi një xhep me ajër. Sa më shumë ditë të kalojnë, aq më shumë zmadhohet xhepi i ajrit në brendësi dhe aq më shumë ngushtohen e bardha dhe e verdha e vezës. Kjo e bën atë më të lehtë çdo ditë që kalon. /Gazeta Shëndeti/