Dy punonjëse të policisë në Elbasan kanë rezultuar përdoruese të drogës sipas testit të kryer me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Gledis Nano.
Bëhet me dije se dy efektivet janë të moshës 25-vjeçare.
Në urdhrin për testin e drogës përcaktohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohej 2 analizave të gjakut dhe urinës me qëllim kryqëzimin e rezultateve për shmangien e ndonjë gabimi apo pasaktësie.
Kjo mënyrë e të kryerit të testin është pasi analiza e urinës vërteton praninë e substancave narkotike për një periudhë 5 ditore, ndërsa e gjakut mund të identifikojë përdoruesit maksimumi deri në dy javë.