Gruaja spanjolle që besonte se Salvador Dali ishte i ati nuk është e bija e artistit surrealist. Kështu ka treguar testi i ADN-së, për realizimin e të cilit piktori u zhvarros në qershor të këtij viti.

Maria Pilar Abel Martinez, një lexuese kartash fati e lindur në vitin 1956, thotë se e ëma kishte pasur një lidhje me Dali një vit para se ajo të lindte. 

“Testi i ADN-së tregon se Pilar Aben nuk është vajza e Dali”, ka deklaruar fondacioni, që menaxhon pasuritë e lëna nga piktori. 

Nëse do të kishte rezultuar e lidhur, zonja Martinez do të mund të kishte shtënë në dorë një pjesë të pasurisë së Dali, të cilën ai ia la shtetit spanjoll pas vdekjes në vitin 1989, në moshën 85-vjeçare. 

Biografi i Dali, Ian Gibson citoi piktorin që thoshte: “Jam impotent. Duhet të jesh impotent që të bëhesh një piktor i madh”.

“Nuk dihet se si zonjës i është thënë kur ka qenë e vogël se ka qenë vajza e piktorit”, tha ai për mediat.