Nxënësit që do të përfundojnë arsimin fillor 5-vjeçar më 24 maj do të testojnë njohuritë e tyre. Provimi do të zgjasë 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe ata do t`iu përgjigjen 50 pyetjeve në lëndët bazë.
Rezana Vrapi: "Testi do të ketë në përmbajtje pikërisht elementët e kurrikulës së re, shumë më tepër i bazuar në kompetenca se dhe ky është synimi në fakt i gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar."
Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi thotë se vlerësimi nuk do të jetë me notë por me pikë, dhe rezultatet do t`i shërbejnë Ministrisë së Arsimit për t`u njohur me nivelin e arritjeve të nxënësve.
Rezana Vrapi: "Nuk synon që të masë aftësitë e një individi, e një nxënësi, pra nxënësit nuk marrin notë dhe nota që marrin nuk pasqyrohet diku, por i shërben Ministrisë së Arsimit për të ditur sesi po zbatohet kurrikula. Mbi nivelin e zbatimit hartohen më pas programet që kanë të bëjnë qoftë me përmirësimin e elementëve të caktuar në kurrikul, qoftë me sugjerimet që i bëhen autorëve të teksteve ose më pas me atë që është akoma më e rëndësishme me sistemin e trajnimit të mësuesve."
Ky provim zhvillohet për të tretin vit radhazi ndërsa administrimi do të jetë i njëjtë me atë të Maturës Shtetërore. /Ora News.tv/





