Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla inspektoi procesin e testimit të mësuesve që po zhvillohet në Durrës. Testimi po kryhet nën masa të larta sigurie dhe u shërben rreth 14 mijë mësuesve dhe 500 mijë nxënësve dhe prindërve të tyre në të gjithë vendin.
“Këta mësues nuk do të kenë më nevojë të blejnë kredite, por do të kualifikohen në bazë të nevojave që ata kanë. Asnjë mësues nuk do të preket, nuk do të largohet nga vendi i punës, por Ministria e Arsimit do t’i përgatisë ata në bashkëpunim me universitetet. Mësuesit nuk duhet të blejnë më kredite, testimi i tyre nxjerr në pah përgatitjen e tyre reale”, tha ministrja Nikolla.
K.H.