Shkon në 125 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Drejtuesi i automjetit me iniciale D.D. 28 vjeç, është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.

Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “THC”.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja dhe arrestimi në flagrancë e drejtuesit të automjetit  si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.