Tetë futbollistë të Prishtinës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 22 që kanë udhëtuar në Gjibraltar.

Lajmi është konfirmuar për GBC News nga zyrtar të klubit të Prishtinës që gjenden në Gjibraltar.

“FC Prishtina konfirmon për GBC që 8 prej lojtarëve të tyre kanë testuar pozitivë për Covid-19. Pala e re mbërriti dje me certifikata “negative” nga Kosova për ndeshjen e tyre të ri-planifikuar të Europa League kundër LincolnRedImps .Ne do t’ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

GBS ka mësuar se nga analizat e testit që i janë dhënë futbollistëve nga Laboratori shtetor në Kosova kanë rezultuar negativë por kur i janë nënshtruar një analize tjetër në Gjibraltar kanë rezultuar pozitivë.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Granit Begolli i cili ka thënë se ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me zyrtarët e Prishtinës.

“Pritet vendimi se çka do të ndodhë me fatin e ndeshjes”.

Prishtina kishte pasur probleme edhe në herën e parë që kishte udhëtuar gjatë kësaj jave drejt Gjibraltarit.