Një dasmë është gjithnjë një event i rëndësishëm dhe kur je i ftuar, përgjegjësia është e konsiderueshme.

Asnjë çift nuk dëshiron ngjarje të pakëndshme, edhe pse të papriturat s’mund të shmangen, por kushdo që merr pjesë, mund të kontrollojë  sjelljen e tij. Eksperti i etikës sociale,Gramt Harrold, zbulon disa nga gabimet më të tmerrshme që një i ftuar mund të bëjë në një dasmë dhe si mund t’i shmangë.

Vonesa  

“I vetmi person që mund të vijë me vonesë është nusja. Nëse do të vonohesh, mos shko. E thjeshtë, dhe kërko ndjesë për mungesën.” Në fjalë të tjera, merrni parasysh trafikun dhe pengesa të tjera. I vetmi rast kur vonesa pranohet është kur ju e dini që nuk do të mbërrini në kohë dhe i keni njoftuar dasmorët përpara ditës së madhe.

Të merrni dikë me vete pa pyetur

Mund të jetë shumë tunduese nëse nuk doni të shkoni vetëm, por nëse ftesa nuk specifikon që mund të  merrni dikë, mos e bëni. Gjithçka është e planifikuar dhe një i (pa)ftuar thjesht do të shkaktonte probleme në organizim.

Të visheni si shoqërueset e nuses

Mos u vishni me ngjyra të ngjashme me shoqërueset e nuses sepse është diçka që e ka zgjedhur ajo dhe është dita e saj. Ajo duhet të shkëlqejë mbi këdo tjetër.

Mosrespektimi i ritualeve religjioze

Edhe nëse nuk i përkisni një besimi të caktuar, kjo nuk vlen për shumë të tjerë. Nëse ftoheni në një dasmë që do të mbahet në një institucion besimi, silluni dhe vishuni në mënyrë të përshtatshme dhe  mos u ankoni. Në të kundërt, shmangeni.

Shpërqendrim

Ulërimat apo rrëmuja do ju vënë në qendër të vëmendjes  dhe jo për një arsye të mirë. Lërini hapësirën e vet çiftit dhe përpiquni të mos shkaktoni rrëmujë.

Ndërprerja e fjalimeve

Fjalimet janë një nga pjesët më të rëndësishme të dasmës. Mos ndërhyni, thjesht dëgjojini dhe mos ndërprisni askënd.

Dhurata

Dhurata për  çiftin është shumë e rëndësishme. Nuk ka asnjë justifikim nëse nuk dhuroni asgjë. Nëse çifti ka një listë, mund të zgjidhni prej saj por mos shkoni kurrë duarbosh.

Ankesa

Sado e mirëorganizuar të jetë një dasmë, nuk nënkupton se çdo i ftuar do të mbetet i kënaqur. Sigurisht, dikush mund ta ketë më të lehtë të ankohet dhe çifti e di mirë se cili mund të jetë i ftuari, por nuk ka asnjë arsye që të jeni ju.