1. Masazhoni barkun!
Një ndër shkaktarët që fryjnë barkun është tretja e ngadalshme, pasi ushqimi qëndron më gjatë në zorrë dhe formon gazra, që rrisin vëllimin e barkut. Prandaj gjysmë ore pas të ushqyerit shtrihuni me shpinë, mblidhni gjunjët dhe goditni barkun ngadalë me mollëzat e gishtave nga mesi majtas e më pas djathtas barkut, pastaj masazhoni gjithë sipërfaqen me shuplakë.
2. Mbani trupin drejt!
Qëndrimi drejtë rekomandohet edhe për muskujt e barkut. Përveç kësaj, rekomandohet edhe që gjatë uljes të praktikoni tërheqjen e barkut në cikle prej 3 deri në 5 herë gjatë ditës.
3. Përtypni sa më gjatë çdo kafshatë!
Nuk duhet nxituar kur hamë, por të kënaqemi sa më gjatë me ushqimin. Po të gëlltiten kafshatat me shpejtësi, po ashtu teksa bëjmë muhabet kur hamë, në lukth mbërrin një sasi e madhe ajri, që shkakton fryrje. Nga ana tjetër, duke ngrënë me shpejtësi, priremi të hamë më shumë sesa duhet në fakt.
4. Evitoni kripën!
Një nga fajtorët kryesorë në krijimin e dhjamit në bark është kripa. Prandaj duhet të konsumoni sa më pak kripë.
5. Pini lëngun "çudibërës"!
Çdo mëngjes është mirë të pini menjëherë lëng me limon dhe xhenxhefil, që shpejton metabolizmin dhe çliron zorrët.
6. Hani drithëra!
Duhen zgjedhur mirë drithërat, që treten ngadalë, si oriz me ngjyrë kafe, bukë drithërash integrale, që baraspeshojnë nivelin e insulinës në gjak. Ndërkohë karbohidratet e përpunuara shkaktojnë rritje të shpejtë të insulinës, gjë që shkakton ngadalësim të djegies së yndyrave dhe përshpejtim të heqjes së yndyrave veçanërisht në zonën e barkut.
7. Një mollë në ditë
Kjo pemë është karbohidrat që tretet ngadalë dhe e pasur me komplekse kimike, të quajtura polifenole. Ndikojnë drejtpërdrejt në forcën muskulore dhe humbjen e yndyrave duke përshpejtuar punën e gjeneve përgjegjëse, reduktimin e prodhimit të yndyrave dhe mbledhjes së tyre. Një mollë mesatarisht e madhe siguron 200 miligramë polifenole dhe 30 gramë karbohidrate.
8. Fusni avokado në menynë javore!
Avokado është ushqim i pasur me acide yndyrore të pangopura, të cilat në organizëm nuk ruhen si yndyra. Përmban edhe sheqer manoheptuloze, qw rregullon sekretimin e insulinës, faktor i rëndësishëm për djegien e yndyrave. Për këtë arsye rekomandohet që menynë tuaj javore ta pasuroni së paku me dy avokado.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/