Truri i njeriut është një organ kompleks që kërkon shumë përbërës ushqimor për një mirëfunksionim. Ushqimet me përmbajtje të vitaminave të grupit B luajnë një rol kyç në tejçimin e impulseve nervore. Mungesa e tyre çon në sindromën Korsakof, një çregullim i kujtesës dhe aftësisë për të mësuar, më shpesh e hasur ndër alkoolistët.
Ja disa nga ushqime që duhet të jenë pjesë e pandashme e menusë suaj:
Peshku
Salmoni, toni dhe lloje të tjera peshku janë të pasura me acide omega 3 dhe DHA. Duke ngrënë sa më shumë peshk, ju merrni më pak mish të kuq dhe proteina të tjera që janë të larta në yndyra.
Perimet me gjethe të gjelbra
Lakrat jeshile, spinaqi, brokoli janë burime të mira të vitaminës E dhe folateve. Folatet ulin nivelin e homocistinës në gjak. Homocistina është një aminoacid, nivelet e larta të së cilës mund të shkaktojnë vdekjen e qelizave në tru, por acidi folik ndihmon në uljen e niveleve të homocistinës.
Avokado
Ky frutë është i pasur me vitaminë E dhe C, çka ndihmon në uljen e rriskut të zhvillimit të alzhejmerit.
Farat e lulediellit
Farat, duke përfshirë edhe farat e lulediellit janë burime të mira të vitaminës E. 30 gr fara luledielli të pjekura përmbushin 30% të nevojave ditore të vitaminës E.
Kikirikët dhe gjalpi i kikirikut
Edhe pse të dyja janë të pasura me yndyra, ato ofrojnë një burim të shëndetshëm yndyrash. Gjithashtu ato janë të pasura me vitaminë E. Ndihmojnë në funksionimin e zemrës dhe trurit. Zgjedhje të tjera të mira janë lajthitë dhe bajamet.
Vera e kuqe
Njerëzit që konsumojnë një sasi të moderuar vere të kuqe, shfaqin më pak rrezik nga prekja e alzhejmerit.
Frutat e pyllit
Studimet e prezantuara në “National Meeting of American Chemical Society” në Boston kanë zbuluar se manaferrat, luleshtrydhet dhe boronicat mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rënies së njohjeve konjitive që lidhen me moshën, duke ruajtur mekanizmin natyror të trurit. Ky mekanizëm ndihmon eliminimin e proteinave toksike që lidhen me humbjen e kujtesës për shkak të moshës.
Drithërat
Të pasura me fibra, drithërat janë nj pjesë integrale e dietës mesdhetare e cila është gjithashtu e pasur me fruta, perime, arra, fara, vaj ulliri e verë. Kjo lloj diete mund të reduktoj inflamacionin, stresin oksidativ dhe faktorë të tjerë që lidhen me riskun vaskular, si presioni i lartë i gjakut – të cilat mund të kenë një rol në rritjen e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe trurit.