Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Francën jugore. Mes të plagosurve ishte edhe një familje e përbërë nga katër anëtarë.
Autoritetet thonë se besimtarët braktisën xhaminë Arrahma në Avignon kur dy persona të maskuar u afruan dhe hapën zjarr.
Sipas autoriteteve, autorët e dyshuar të cilët ishin të armatosur me pistoletë dhe armë gjahu kishin mbërritur më një makinë Renault Clio.
Një familje prej katër anëtarësh, duke përfshirë një vajzë 7 vjeçare, të cilët ishin në banesën e tyre në katin e dytë të ndërtesës, pësuan gjithashtu plagë të lehta, shkruajnë mediet franceze.
Policia tha se ngjarja nuk po trajtohej si një incident terrorist.