Divorci mes Anxhelina Zholi dhe Brad Pit është një nga ndarjet më të komplikuara dhe të kushtueshme në historinë e Hollivudit, duke pasur parasysh periudhën e gjatë të betejave ligjore që ka përfshirë çështje financiare dhe kujdestarinë e fëmijëve. Pas tetë vitesh luftë ligjore, procesi ka përfunduar, por disa çështje mbeten ende të hapura, përfshirë pronësinë e “Chateau Miraval”, një kështjellë me vresht në Francë, të cilën ata e kishin ndarë.
Sipas raportimeve, Anxhelina Zholi ka përfituar 80 milionë dollarë nga ndarja, ndërkohë që Brad Pit ndihet i lehtësuar dhe është i gatshëm të martohet me partneren e tij të re, Ines De Ramon. Edhe pse çifti kishte nënshkruar një marrëveshje pasurorë para martesës, disa aspekte të ndarjes kanë qenë problematike, duke përfshirë një borxh prej 8 milionë dollarësh që Pit i dha Zholisë për të blerë një vilë në Los Anxhelos si dhe një shpenzim të madh për mirëmbajtjen e fëmijëve.
Anxhelina Zholi ka mbajtur kujdestarinë e fëmijëve, ndërkohë që marrëdhëniet me disa prej tyre, veçanërisht ata më të rritur, kanë qenë të tensionuara. Për më tepër, martesa përfundoi pas një incidenti të dhunshëm gjatë një fluturimi, ku u dyshua se Pit kishte abuzuar fizikisht ndaj Zholi, akuza të cilat ai i ka mohuar dhe është shpallur i pafajshëm.
Ky divorci ka qenë një nga më të komplikuarit dhe më të pasur në industrinë e filmit, dhe ka ndikuar jo vetëm në jetën personale të dy aktorëve, por edhe në imazhin e tyre publik.