· I shtati mes 12 qarqeve, me 97,8 krime për 100 mijë banorë, poshtë mesatares së vendit prej 112,2
DURRËS, 29 nëntor 2014 – Gjatë muajit tetor 2014 janë evidentuar 3 213 vepra penale, ose 99 vepra penale më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në vend të parë është, natyrisht, Tirana me 36 për qind të krimeve në total si republikë, pasuar nga Fieri me 9 për qind dhe Durrësi e Vlora me nga 8 për qind gjithsej.
Treguesit e kriminalitetit sipas numrit të popullsisë (INSTAT) shfaqin një tablo tjetër. Kështu, në numrin e veprave penale për 100 mijë banorë kryeson Lezha (156,7), ndjekur nga Tirana me 153.2, Vlora me 149,2, Kukësi me 130,2, Gjirokastra me 110,8, Shkodra me 100,3.
Durrësi renditet i shtati mes 12 qarqeve, me 97,8 krime për 100 mijë banorë, poshtë mesatares së vendit prej 112,2 vepra penale për 100 mijë banorë.
Burimi dhe grafikët: Policia e shtetit; përpunimi i të dhënave: “Dyrrah”-u.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





