Kabinetet e mamografisë në institucionet shëndetësore publike, gjatë tetorit do të ofrojnë shërbim nga e hëna në të premte deri në orën 18:00. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Poliklinika Qendrore në Tiranë.
“Ne duam që të sensibilizojmë të gjitha gratë të moshës mbi 40-vjeçare për të kryer kontrollin periodik të gjirit, për të kryer ekzaminimin përmes mamografisë. Një në 8 gra diagostikohet me kancer gjiri, prandaj është shumë e rëndësishme që jo vetëm përgjatë tetorit, por përgjatë gjithë vitit gratë të jenë të sensibilizuara, të marrin pak nga koha e tyre për të kryer kontrollin periodik të gjirit. Për muajin tetor ne kemi vendosur që të kemi një zgjerim të orarit të funksionimit të ekzaminimit të mamografisë. Do të jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të pasdites, të hapura të gjitha kabinetet e mamografisë, si dhe të shtunën deri në orën 14:00”.
Ministria e Shëndetësisë ka hapur fashën e kryerjes së mamografisë në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe duke ofruar më shumë akses për gratë në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.