Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën apel që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje.
“Me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”.
Tetori konsiderohet si muaji rozë për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit.