Kryebashkiakja Emiriana Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësueset e shkollave të Durrësit, në kuadër të mujit tetor, fushata e ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se mësueset kryen vizitat në Spitalin Rajonal të Durrësit ku mamografia bëhet falas gjatë gjithë vitit.
Ajo shton se “Kanceri i gjirit mbetet një sëmundje e rrezikshme, por fatmirësisht mund të trajtohet dhe të evitohen pasojat, në rast se diagnostikohet herët.”
Postimi i plotë:
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit.
Në kuadër të kësaj fushate zhvillova një takim me mësuese të shkollave të Durrësit me qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit të gjirit.
Mësueset kryen vizitat në Spitalin Rajonal të Durrësit ku mamografia bëhet falas gjatë gjithë vitit. Lufta kundër kancerit të gjirit është beteja jonë e përbashkët, është beteja për jetën.
Kanceri i gjirit mbetet një sëmundje e rrezikshme, por fatmirësisht mund të trajtohet dhe të evitohen pasojat, në rast se diagnostikohet herët.
I ftoj të gjitha nënat, vajzat, motrat që të bëjnë kontrollin mjekësor për të parandaluar këtë sëmundje. Të mos shërbejë vetëm muaji tetor për depistimin e kancerit të gjirit por le të jetë një kujdes gjithë vjetor