Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me një nga fasoneritë e qytetit bregdetar.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako thotë se qëllimi i vizitës ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i grave e vajzave për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.

“Më pas bashkë me disa prej tyre shkuam në spitalin e Durrësit ku mamografia bëhet falas gjatë gjithë vitit.”, shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit vizitova një nga fasoneritë e Durrësit me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e grave e të vajzave për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Më pas bashkë me disa prej tyre shkuam në spitalin e Durrësit ku mamografia bëhet falas gjatë gjithë vitit.

Falenderoj stafet mjekësore të qendrave shëndetësore që bëjnë depistimin dhe stafin e Spitalit Rajonal Durrës që bëjnë ekzaminimet dhe ofrojnë shërbimin e kujdesit paliativ. Duhet të tregojmë vendosmëri në ngritjen e vetëdijes për rrezikun nga kjo sëmundje me qëllim që të gjithë të njihen me simptomat, me kushtet e trajtimit në institucionet shëndetësore si dhe me mundësinë për jetë normale dhe me dinjitet. Lufta me kancerin e gjirit, është luftë e jona e përbashkët.

I ftoj të gjitha nënat, vajzat, motrat që të bëjnë kontrollin mjekësor për të parandaluar këtë sëmundje. Të mos shërbejë vetëm muaji tetor për depistimin e kancerit të gjirit por le të jetë një kujdes gjithë vjetor.