Një aksident me pasojë dy të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një karburanti në Tetovë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në autostradën Tetovë- Shkup, në afërsi të Zonës së Lirë Ekonomike.
Dy të rinjtë që kanë humbur jetën kanë qenë duke lëvizur me një motorçikletë, e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur në rrugë.
Viktimat janë dy shqiptarë 20-vjeçarë nga Tetova, me iniciale A.B dhe H.H. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.





