Teuta është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Vllaznia. Shkodranët u mjaftuan me një gol të Çobës në minutën e 12-të, për të marrë në shtëpi 3 pikë të rëndësishme.

Ndërkohë, Bylis ka marrë 3 pikë në transfertë ndaj Erzenit, në sfidën që përfundoi 1-2. Për ballshiotët shënoi dopietë Kaçorri, ndërsa vendasit arritën të shënonin me Alan në minutën e 79. Me këtë rezultat, Bylis është në vendin e parafundit me 36 pikë, ndërsa Erzenit në të 8-tin me 39 pikë.