15gusht 2015 – Teuta ka barazuar 2-2 në miqësoren e luajtur në Fier përballë Apolonisë.Fierakët e Artan Mërgjyshit kanë luajtur me këtë formacion: Roco, Broshka, Bala, Prifti, Dimo, Hysenshahaj, Onasiughe, Fili, Uzuni, Lazareviç, Rajkoviç. Në pjesën e dytë janë aktivizuar Troka, Mehmeti, Braka, Kondakçi, Andoni, Çaushaj, Kabllo, B.Hoxhaj.Në krahun tjetër Teuta është kundërpërgjigjur me Rizvani, R.Hoxha, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Dita, Hila, Lamçe, Hyseni, Hyka, Markinjo. Në pjesën e dytë Magani ka aktivizuar Rexhepaj, A.Magani, Kastrati, Ferraj, Gripshi, Myrtezaj, Lukiç.Për durrsakët kanë shënuar Dita dhe Lamçe, kurse fierakët kanë barazuar me Lazareviç e Hoxha. Por ndërkohë, në këtë miqësore mësohet ka bindur braziliani Markinjo, i cili tashmë do të hedhë firmën për Teutën.Trajneri i fierakëve, Artan Mërgjyshi, do të deklaronte: “Ekipi po vjen duke u konsoliduar, ishte një test pozitiv. Lojtarët dhanë maksimumin e tyre. Jemi në rrugë të mbarë”.Ndërsa trajneri Magani është shprehur: “Skuadra e kreu detyrën. Prodhojmë futboll dhe kjo më kënaq. Sigurisht që kemi ende punë për të bërë, ndërsa është akoma herët të flasim për kampionatin”.
Teuta 2-2 me Apoloninë, gati braziliani Markinjo
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shenjat e zodiakut që janë katastrofë kur kanë stres
Nga pastrimi i parave, te trafiku i drogës dhe mashtrimi, ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia 3 shqiptarë (EMRAT)
Investigimi i “Le Monde”: Mafia shqiptare depërton në Senegal, si koordinohet trafiku i drogës (VIDEO)
Nismat ligjore të PS për pezullimet/ “S’do që hetimi të shkojë në zyrën e tij”, Këlliçi i kthehet ashpër Ramës: S’lejojmë Bllok të ri në Tiranë





