Teuta po kalon një periudhë të vështirë në Superiore. Plot shtatë ndeshje pa fitore në kampionat kanë bërë që drejtuesit të marrin disa vendime drastike. Tre lojtarë janë me valixhe në duart.
Bëhet fjalë për Mario Beshirajn, David Fadairon dhe Jakub Myszor. Teuta qëndroi për një periudhë te zona e “Final Four” duke u kthyer edhe në ekip pretendent.
Tashmë qëndron 7 pikë prapa Dinamos, që mbyll zonën e katër më të mirëve. Teuta ka larguar më parë Arbër Çyrbjan, Hugor Vidal, Sebastian Gonzales Zela, Gabriel Gomesh dhe Renaldo Torrajn.





