Eksod te Teuta! Nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare, në rrjetet sociale, klubi durrsak, ka konfirmuar divorcin me 6 futbollistë. Portieri Angelos Tafas, mbrojtësit Arsid Kruja, Vasilis Zogos, si dhe mesfushorët Erando Karabeci, Thodoris Mingos dhe Ergys Peposhi, nuk do të jenë pjesë e “Djemve të Detit” në edicionin e ardhshëm.
Ndërkohë pritet të afrohen disa futbollistë të rinj, për të cilët do të këtë një pritshmëri të madhe. Të gjithë janë lojtarë me moshë të re, të cilëve do t’u ofrohet mundësia për të treguar vlerat që disponojnë.
Mësohet gjithashtu se Teuta është në kërkim të disa lojtarëve në role të ndryshme, të cilët duhet të kenë marrëdhënie të ngushtë atë çka kërkohet në fushë, teksa po synohen që lojtarët të zgjidhen me kujdes, drejtuesit së bashku me trajnerin po vijojnë punën për të plotësuar skuadrën në kuadër të sezonit të ri.





