Durrës, 24 Gusht 2014 – Skuadra e Teutës do të nisë përgatitjet për sfidën e rradhës. Durrsakët do të presin në fundjavë Vllazninë, ndaj të cilës pritet edhe reagimi. Në Durrës shprehen se kanë mesuar nga humbja në Vlorë dhe ndaj shkodranëve do të japin makismumin për ta fituar ndeshjen. Sakaq, pritet që në radhët e durrsakëve të shtohet ndonjë tjetër lojtar cilësor, sidomos në repartin e sulmit.

Mile mund të jetë një alternativë për sulmin e ndërkaq një tjetër lojtar që pritet të jetë mjaft i vlefshëm për skuadrën është senegalezi Mondtar Fall. Mësohet se ai është një sulmues i talentuar që i duhet këtij reparti të durrsakëve ndërkohë që nuk janë mbyllur akoma tratativat me Milen I cili nëse afrohet do të përmbyllte një sulm mjaft të rrezikshëm të durrsakëve duke patur parasysh edhe senegalezin Fall që pritet të bashkohet me durrsakët ndërkohë që merkato mbyllet më 31 gusht.