Klubi i Teutës ka filluar të bëjë lëvizjet për të përforcuar radhët e veta me lojtarë të cilët të ndihmojnë durrsakët në sezonin e ri. Bregdetarët kanë bërë dy lëvizje gjatë ditës së sotme, duke afruar lojtarë me eksperiencë për të ndihmuar në arritjen e objektivit, që këtë vit është synimi i “Final Four”. Njëri prej tyre kthehet pas 10 vitesh në radhët e kësaj skuadre, pasi ka luajtur që atëherë në Ardit Peposhi i ka dhënë lamtumirën Erzenit dhe kthehet pas plot 10 vitesh në radhët e skuadrës s durrsake.

Futbollisti 30-vjeçar ka qenë pjesë e Erzenit në dy edicionet e fundit por me rënien nga kategoria të shijakasve, ka vendosur të kthehet te klubi i Teutës ku kishte luajtur  në fillimet e karrierës së tij. Ndërsa emri tjetër kthehet pas 5 vitesh në kampionatin shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran, Antonio Marku, i cili që nga viti 2019 ishte pjesë e skuadrave të futbollit kosovar, ku së fundmi ka luajtur me Suharekën.

David Gjinollari tashmë edhe zyrtarisht nuk do të jetë më lojtar i Teutës. Mbrojtësit i përfundoi kontrata me durrsakët dhe palët nuk kanë rinovuar kontratën mes tyre.25-vjeçari prej ditësh mungonte në stërvitjen e ekipit, teksa ditën e sotme është klubi që e zyrtarizon largimin e tij. Teuta e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e “Djemve të Detit”. Kujtojmë se lojtari kryeqytetas prej dy vitesh ishte pjesë e durrsakëve.