Tek Teuta u aktivizua mesfushori Iran Gonçalves. Brazliani mund të jetë afrimi i radhës te durrsakët edhe pse nuk është zyrtarizuar ende nga klubi.
Gonçalves ishte pjesë e Besës sezonin e kaluar e tani është bashkuar me Teutën, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbulohet nëse e ka bindur stafin teknik dhe trajnerin Martini për të hedhur firmën mbi kontratë.
Deri më tani në Durrës janë afruar Aldrit Oshafi dhe Blerim Krasniqi, i pari erdhi nga radhët e Lufëtatrit dhe i dyti nga Skënderbeu, duke u cilësuar të dy si ndër lojtarët me perspektivë në Superioren tonë.





