Laçi – Teuta 1 – 2
Shënues: Ademir 86’ / Bernardo 10’, Magani 61’
Laçi: Selmani, Ademir, Çela, Sefgjini, Musaj, Mustafa, Muçmata, Dosti, Vuthi, Bardhi Trajner: Stavri Nica
Teuta: Rizvani, Lukiç, E. Hoxha (Lena 57’), R. Hoxha, Kotobelli, Musta, Hila(Jildemar 76’), Dita, Çyrbja (Hodo 38’), Magani, Xhonatan Trajner: Gugash Magani
Arbitra: Emirjon Sino, Ermal Barushi, Enea Pashaj, Fatjon Xhemalaj
Kartonë të verdhë: Sefgjini 19’ Bardhi 45’, Çela 80’/ Dita 45’, Lukiç 80’
Karton i kuq: Bardhi 85
Teuta ka arritur të fitojë në Laç në një ndeshje ku djemtë e drejtuar nga Gugash Magani kanë qenë mjaft të qartë në lojë, duke arritur të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës me Bernardon e Maganin ndërsa për Laçin shënon Ademir. Durrsakët arrijnë ta zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 10-¬të kur Xhonatan, i menduar në pozicion jashtë loje, përballë Selmanit nuk gabon dhe i jep avantazhin Teutës. Ndeshja është e luftuar, me vendasit që përpiqen të organizohen por hasin në një kundërshtar mjaft të organizuar duke bërë që pjesa e parë të mbyllet 0 – 1. Në pjesën e dytë është sërish Xhonatan protagonist me një asist për Maganin që dyfishon rezultatin. Në minutën e 85-¬të Bardhi i Laçit ndëshkohet me karton të kuq, dhe një minutë më vonë Ademir e dërgon ndeshjen në 1 ¬2 por deri në fund nuk ka më gol. Tri pikë mjaft të vlefshme për Teutën që vijon luftën në distancë me Kukësin për vendin e tretë në klasifikim, ndërsa kurbinasit pësojnë humbjen e tretë radhazi por janë sërish në vendin e gjashtë me 29 pikë.