Teuta ende nuk arrin fitoren. Derbi me Erzenin që u zhvillua në “Niko Dovana”, me pritës shijakasit përfundoi me barazim pa gola.

Derbi midis Erzenit dhe Teutës prdhoi shumë emocione, por jo gola.

Sfida nisi me një ritëm të ulët me pak raste, por më pas të dyja ekipet u zgjuan duke provuar.Në pjesën e dytë, Erzeni gjeti rrjetën me Nonaton, por gjyqtari e akordoi sitë parregullt.

Skuadra e Renato Arapit vazhdon kështu të vuajë mungesën e fitores edhe ndaj një kundërshtari, që në letër e konsideronte si më të dobët.  Pas raundit të tretë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të tretë me 5 pikë, teksa Teuta në vend të tetë me vetëm 2 pikë.