Në Kamzë është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kukësit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 31-të të Superligës shqiptare.Një ndeshje me lojë pothuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, me Kukësi që u përpoq në disa raste për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa durrsakët e mbyllën me një lojtar më pak, pasi Ditmar Bicaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën 88’.Pjesa e parë u karakterizua me goditje nga distanca, teksa Shkurtaj dhe Musolli provuan për verilindorët, ndërsa për Teutën provoi Kallaku dhe Osmani.

Ndërkohë që në pjesën e dytë është Willian Cordiero bëhet protagonist në dy raste duke kërkuar penallti, por arbitri  Juxhin Xhaja nuk mendon kështu, duke vijuar lojën. Në fund ishte Reginaldo që pati shansin e artë t’i japë tre pikë skuadrës, por gaboi nga afër portës. Me këtë barazim Kukësi shkon në kuotën e 52 pikëve, 10 pikë më pak se Partizani, ndërsa Teuta në 47 pikë, një më pak se Flamurtari.