Durrës, 25 korrik 2014 – Teuta e ka mbyllur fazën përgatitore në Austri dhe të shtunën do të jetë në Durrës pas një udhëtimi me avion me disa ndalesa ku nga Austria durrsakkët do të shkojnë në Gjermani e më pas në Romë e në fund në Tiranë. Teuta e ka mbyllur këtë fazë në Austri me një sukses në miqëosren e fundit të Zhvilluar. Teuta është përballur me një ekip mjaft të njohur e tepër të fortë siç është ekipi izraelit Maccabi Haifa ku durrsakët kanë zhvilluar lojën e tyre më të bukur deri tani dhe duke bërë optimist të gjithë se Teuta ka një rritje me të vërtetë të madhe dhe në kampionat do të tregojë mjaft vlera.
Teuta ka barazuar në këtë ndeshje ku autor i golit të barazimit ka qenë kosovari Ulluri (ne foto, majtas). Ekipi izraelit kishte në përbërje të tij lojtarë që sezone më parë kanë luajtur për Mancester United, Liverpool etj dhe ndeshja ka qenë thuajse e barabartë por të dyja ekipet kanë luftuar me agresivitet nga fillimi në fund e megjithatë ndeshja ka përfunduar në barazim 1-1 dhe durrsakët kanë bërë një mbyllje mjaft të mirë të kësaj faze përgatitore ku në gjashtë miqësoret e zhvilluara ata kanë arritur 4 humbje dhe dy barazime por duhet theksuar që Teuta ka luajtur me ekipe shumë të forta si Cardiff, Braunschveig etj e megjithatë loja e durrsakëve ka ardhur gjithnjë në rritje për të arritur kulmin me ndeshjen me një ekip tjetër po kaq të famshëm si Maccabi Haifa me të cilin durrsakët kanë barazuar 1-1.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





