Teuta ka barazuar 2-2 me Burrelin në ndeshjen miqësore të luajtur dje në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Ishte miqësorja e tretë për durrsakët, pas atyre me Vllazninë U-21 dhe Otrant.teutaPër skuadrën e trajnerit Martini shënoi 2 gola sulmuesi Demirçani. Te matjanët kishte dyndje lojtarësh në provë, por edhe emra që kanë luajtur në Kategorinë e Parë. Teuta në këtë test provoi ekipin, me të cilin pritet të nisë kampionatin. Loja nisi më mirë për Teutën, por edhe Burreli u kundërpërgjigj mirë dhe në një kundërsulm mund të kishte shënuar me Farrukun, i cili doli i vetëm përballë portierit, por gaboi. Të besuarit e trajnerit Martini ishin më të qartë në lojë dhe rrezikuan me shtatlartin Gjini.

Portieri Dani e shpëtoi disa herë Burrelin nga gola të sigurt. E.Vila, Demirçani dhe Boci shpërdorojnë raste. Pas një aksioni të shpejtë, Kalaj shërbeu për Torrajn, i cili goditi tokazi, por u ndal nga portieri. Teuta do të gjente golin në minutën e 33-të, pas një goditjeje këndi, ku krosin e Peposhit nga e djathta Demirçani e shfrytëzon duke gjuajtur me të majtën dhe 1- 0. Por Burreli ka barazuar në fundin e pjesës së parë, pas një kundërsulmi, ku kapiteni Kotobelli, pas një mosmarrëveshjeje me Vatën, shkakton autogol. Demirçani më pas i afrohet shumë golit me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon mbi tra. Pjesa e dytë fillon me ndërrime nga të dyja skuadra.

Teuta krijon raste menjëherë dhe Kruja gjuan fluturimthi, por ndalet nga portieri. Peposhi gjuan fort nga distanca, portieri matjan devijon, por topi shkon te Demirçani, i cili shënon golin e dytë për durrsakët. Arifi dhe Boci humbasin raste për Teutën, ndërsa Vata bën një dalje të shkëlqyer, duke ia mohuar golin Dushkajt. Një gjuajtje e Beqajt është qendrore, kurse Boci nuk gjen kuadratin. Hoze për Burrelin provon me një gjuajtje brenda zonës, por Dema tregohet i vëmendshëm. Peposhi godet shtyllën e më pas portieri devijon topin në këndore. Në minutën e 4- t shtesë Burreli barazon në 2-2 me Sesbastian, i cili shtyn topin në rrjetë, pas grushtimit të portierit durrsak.