Formacioni titullar: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Peposhi, Gjumsi, Vila, Çyrbja, Fili.
U aktivizuan: Vata, Kurti, Muka, Damini, Gjinollari, Çejku, Boçi, Tepshi, Arifi, Demiecani, Daci
Skuadra e Teutës ka luajtur ndeshjen e parë stërvitore të fazës përgatitore që po zhvillon në Bullgari. Durrsakët e drejtuar nga Diego Longo, janë përballur me maqedonasit e Brera Strumica, duke e mbyllur sfidën me shifrat 2-2.
Trajneri italian aktivizoi nga minuta e parë një 11-she që kishte si bazë shumë lojtarë të edicionti të kaluar, por edhe prurjet e reja të merkatos së verës. Për skuadrën durrsake, golat u shënuan nga Fili në minutën e 44-t dhe Daci në minutën e 48-të.