Nuk pati fitues në sfidën për një vend në zonën evropiane, atë mes Laçit dhe Teutës, pasi dy skuadrat ndanë nga një pikë, falë barazimit 1-1. Kallaku shënoi golin e parë të rikthimit të ndeshjeve të Superiores, duke u dhënë avantazhin durrsakëve, ndërsa kurbinasit rikthyen baraspeshën me anë të Xhixhës.
Vuajti jo pak edhe Vllaznia në Vlorë përballë Flamurtarit, por ia doli të marrë një fitore 1-3 dhe të largohet momentalisht nga vendi i tetë i renditjes, që përkthehet në Play Out për të siguruar mbijetesën.
Pas një pjese të parë pa gola, shkodranët zhbllokuan sfidën me anë të kapitenit Gilman Lika, që u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërsa më vonë ishin Silvio Junior dhe sërish Lika, që vulosën suksesin.
Nga ana tjetër, vlonjatët u shfaqën të dorëzuar dhe me një këmbë në Kategorinë e parë, ndërsa golin e nderit e shënuan vetëm në sekondat e fundit të sfidës.





