Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato verore. Klubi durrsak ka firmosur me Edison Ndrecën, mbrojtësin e majtë 23-vjeçar. Më parë, Ndreca ka luajtur me ekipin e Laçit, ndërsa tek Teuta vjen nga ekipi i Besëlidhjes.

Mbrojtësi ka firmosur për dy vite me ekipin durrsak. Nga Teuta janë larguar deri më tani katër lojtarë, tre prej të cilëve u afruan në merkaton e janarit.

Mustafov, Bilali dhe Alhasan kanë mbyllur aventurën e tyre me durrsakët, ndërkohë që largim me peshë është ai i Ardit Hilës. Mesfushorit i ka përfunduar kontrata 3-vjeçare dhe tashmë është lojtar i lirë. Çyrbja është në ajër.