Albion Marku dhe Devid Fejzulla janë lojtarët më të rinj të Teutës, që bën kështu një lëvizje të rëndësishme në mbyllje të merkatos për të përforcuar radhët e saj. I pari është një emër i njohur i kampionatit shqiptar dhe deri dje në mbrëmje ka pasur negociata të avancuara me Partizanin, por duke qenë se është në pronësi të Dinamos, në fund është arritur marrëveshje mes klubit blu dhe atij durrsak për huazimin e mbrojtësit të djathtë.

E njëjta formulë është ndjekur edhe me 19-vjeçarin Devid Fejzulla, i cili debutoi në elitën e futbollit shqiptar me fanellën e Dinamos gjatë sezonit të fundit.

Afrimi i Markut blindon krahun e djathtë të mbrojtjes së Teutës, aty ku është edhe Hektor Idrizaj. Nga ana tjetër, Fejzulla i shton fantazinë në mesfushë “djemve të detit”.