Teuta është zhvendosur në Korçë ku po zhvillon fazën përgatitore, në prag të fillimit të sezonit të ri. “Djemtë e Detit”, kanë zhvilluar një miqësore, me Pogradecin e Kategorisë së Parë, teksa kanë triumfuar me rezultatin 1-4.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi, ndërsa në të dytën durrsakët shënuan edhe 3 herë të tjera.

Ishte sulmuesi Nikaç ai që hapi serinë e golave në minutën e 15-të, për të vijuar më pas me Kapllanin, Hoxhën dhe Vecajn, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në këtë përballje.

POGRADECI-TEUTA 1-4

Shënues:  / Nikaç 15′, Kapllani 50′, Hoxha 61, ‘ Vecaj 90’

Formacionet:Teuta: Çelski, Todorovski, Shkalla, Hoxha, Korua, Aleksi, Gashi, Avdyli, Cyrbja, Kallaku, Nikaç. 

Pogradeci: Mali, Cela, Hysnellari, Pere, Pura, Jahaj, Shyti, Berberi, Osmanllari, Liçkollari.