Teuta “blindon” krahët e mbrojtjes. Klubi durrsak njoftoi dje në mbrëmje se 35-vjeçari maqedonas, Bllagoja Todorovski, do të qëndrojë edhe një sezon me fanellën blu.
E njëjta gjë edhe me brazilianin Xhekson Ferreira, i cili iu bashkua skuadrës në janar. 30-vjeçari u konfirmua titullar, duke i zënë vendin Aleksandër Kuros.
“Pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, dy mbrojtësit dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur ta zgjasin bashkëpunimin”, njoftonte faqja zyrtare e klubit durrsak.