Teuta forcon sulmin duke nënshkruar me Realdo Fili, i cili vjen pas aventurës te Odesa në Ukrainë dhe talentin bardheblu Aldi Gjumsi.
“Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmesi anësor, Aldi Gjumsi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Tiranës në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Gjumsi, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri”, njofton klubi durrsak.
Edhe Realdo Fili ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Teutën. 27-vjeçar, vjen tek Teuta pas paraqitjeve pozitive me ekipin e Çernomorets Odesa në Ukrainë.
Po për një sezon ka nënshkruar edhe mesfushori i djathtë Arsid Kruja. Futbollisti shkodran i bashkohet Teutës pas 4 sezonesh tek Vllaznia. Ky është nje rikthim për Krujën, pasi edhe në të kaluarën ka luajtur me “Djemtë e Detit”.