Teuta është duke vijuar me përgatitjet për sezonin e ri. Ndërkohë që trajneri Gentjan Begeja është duke iu dhënë ngarkesën e duhur lojtarëve të tij, një lajm i mirë vjen për durrsakët nga “infermieria”. Bruno Dita, mesfushori që prej disa muajsh ndodhet në fazën e rikuperimit pas dëmtimit në gju, tashmë ka nisur të kryejë përgatitje fizike. Nga sa mësohet, Dita ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe tashmë pritet vetëm momenti që ai të vendoset në dispozicion të trajnerit Begeja për të qenë gati për sezonin e ri. Mesfushori potent mund të cilësohet në këtë moment si një përforcim me vlera duke ditur rëndësinë që ai ka te Teuta. Dita është pjesë e “djemve të detit” prej dy sezonesh radhazi duke u shndërruar në një titullar fiks. Kujtojmë se mesfushori që ka dalë nga akademia e Dinamos u dëmtua në fund të sezonit të kaluar në momentin e tij më të mirë, ndërsa më pas iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Prej disa muajsh ai kishte nisur fazën e rikuperimit, e cila ka shkuar sipas pritshmërive, ndoshta edhe më mirë seç ishte menduar. Pas afrimeve të kësaj merkatoje vere me Jasmin Raboshtën, Shpat Ismajlin, Ergi Borshin, Valdrin Rashicën dhe Tarik Cmajcanin, Teuta mund të thuhet se ka bërë një tjetër “përforcim” me vlera pas lajmit se Bruno Dita është duke lënë pas dëmtimin e tij për t’u vendosur në urdhrat e trajnerit Begeja.
Teuta, Bruno Dita bëhet gati, mesfushori ka lënë pas dëmtimin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Panairi “Verë dhe traditë” promovon potencialet gastronomike të Durrësit (VIDEO)
Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë
Bashkë apo të ndarë?! E vërteta e lidhjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt!
44 foto e dokumenta të rralla të Aleksandër Moisiut i dhurohen UAMD-së (VIDEO)





