Teuta fitoi titullin kampion në Shqipëri pas 27 vitesh. Durrsakët tanimë do përfaqësojnë vendin në fazën kualifikuese të Champions League, teksa janë duke menduar edhe për përforcimet e mundshme. Kallaku projektohet në skuadrër, me lojtarin e kombëtares që do rikthehej në huazim nga Lokomotiva e Zagrebit.

Një tjetër emër që dëshirohet në Durrës është edhe Devid Da Silva, sulmuesi i Kastriotit. Braziliani ka shënuar këtë sezon 10 gola në 29 ndeshjet e zhvilluara, duke qenë pikë kyçe për mbijetesën e krutanëve. Këto janë dy emrat e përfolur në ambientin durrsak, teksa lojtarët do forconin së tepërmi fazën sulmuese. 25 vjeçari Da Silva e ka sezonin më të mirë në karrierë sa i takon realizimeve.