Dinamo dhe Teuta kanë mbyllur në një barazi 1-1 ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena”, një rezultat që nuk kënaq plotësisht asnjë prej skuadrave për objektivat që kanë.

Durrsakët kërkonin një fitore që praktikisht do bënte më të lehtë luftën për mbijetesë në javët e mbetura, ndërsa kryeqytetasit luanin për tre pikët që do e bënin thuajse fakt të kryer praninë në dy vendet e para në renditje.

Durrsakët tundën rrjetën me Gjinollarin në pjesën e parë ndërsa kryeqytetasit goditën me Zabërgjën në të dytën, ku u humbën shumë raste të pastra nga të dy ekipet. Kësisoj, sfida u mbyll me barazimin 1-1, që lë ekipet të palëvizura në pozitat që kishin në klasifikim, në luftë të plotë për objektivat që kanë caktuar.