Teuta dhe Dinamo kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur mes tyre, që i vendosi kapakun javës së 19-të të Superiores. Në një ndeshje shumë të luftuar, por ku rastet ishin me pikatore, teksa mungonin gjuajtjet në katërkëndor, të dy skuadrat u kënaqën me nga një pikë në barazimin 0-0, që nuk ndryshon situatën e tyre në renditje. Blerim Kotobelli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes Teuta-Dinamo(0-0). Kartoni i kuq nga gjyqtari Juxhin Xhaja ishte absurd duke qenë se sfida kishte përfunduar, ndërsa kapitenit i peshon shumë.Kotobelli shkoi menjëherë te Xhaja pas përfundimit të ndeshjes me Dinamon. Aty ndodhi gjithçka që dërgoi te kartoni i kuq.Sfida me Dinamon i prishi jo pak punë Teutës. Jo vetëm Kotobelli me karton të kuq, por ndaj Partizanit do të mungojnë po ashtu Ergis Arifi dhe Muço Boçi. Të dy plotësuan numrin e katër kartonëve të verdhë.
Teuta dhe Dinamo e mbyllin në barazim por me një të kuq pas vërshëllimës përfundimtare
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Në pranga 15 herë kampioni i golfit Tiger Woods, drejtoi makinën në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident
Përmbytje masive dhe ndërprerje të energjisë elektrike, Rusia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Dagestan
Ndodh çudia në Itali, vidhen 12 tonë çokollatë “KitKat”, rrezik për mungesën e saj në treg gjatë Pashkëve!
Legjenda e Polonisë: Shqipëria ishte skuadra më e mirë, e mundëm me shumë fat!





