Teuta dhe Flamurtari nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të të “Abissnet Superiore”.
Në “Niko Dovana”, pas një pjese të parë pa gola dhe të kujdesshme nga ana e të dyja skuadrave, vlonjatët kaluan të parët në avantazh nga një autogol i Arifit. Durrsakët, me forca të shumta në sulm, arritën të vendosin barazpeshën me golin e Dacit.
Mbyllet 1-1, me Teutën që ngjitet në kuotën e 34 pikëve, në vendin e 6-të, ndërsa Flamurtari ndodhet në vendin e fundi me 21 pikë.





