Teuta dhe Laçi u ndanë në paqe në “Niko Dovana” të Durrësit, në një sfidë që dhuroi shumë emocione, por jo një fitues.
Deri pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt kurbinasit kryesonin 1-0 me gol të Shtubinën, por një ish, si Sherif Kallaku, goditi në shenjë nga rreth 19 metra larg portës, duke lënë të palëvizur portierin Selmani, për të vulosur rezultatin në 1-1.
Më Bledi Shkëmbin në stolin e durrsakëve dhe Besnik Prengën në krye të krubinasve pritej një lojë e bukur por dhe duele të luftuara dhe në të vërtetë kjo përballje i përmbushi pritshmëritë.
Në fakt, goli i i shënuan nga Shtubina në minutën e 38-të la hije dyshime për pozicion jashtë loje të shkodranit në momentin e marrjes së topit, por për anësorin gjithçka ishte e rregullt.
Teuta, e detyruar edhe nga pësimi i golit, zhvilloi volum të madh loje, por ishte e pafat në rastet që iu paraqitën, sidomos me Kallakun, Sherifi i Teutës gjithsesi e shjënjestroi në mënyrë perfekte portën në të 87-ën, duke i mohuar 2 pikë ish-ekipit të tij.
E ligjshme festa e 20-vjeçarit, që u kërkoi falje edhe tifozëve laçianë, të cilët e kanë mbështetur sezonin e kaluar. Me këtë rezultat diferenca mes Partizanit dhe Teutës shkon në 3 pikë, ndërsa Laçi mbetet i pesti me 30 pikë, aq sa ka edhe Skënderbeu.





