Teuta dhe Vllaznia kanë luajtur një ndeshje miqësore me aromë Superioreje, pasi përballë ishin dy skuadra të cilat si pretendim kanë që të sigurojnë një vend në Europë në sezonin e ardhshëm.
Sfida ka qenë interesante pasi të dy trajnerët kanë eksperimentuar me rreshtimet e tyre për të parë gjendjen e ekipit dhe formën që po kalon kur mbeten 2 javë nga starti i kampionatit.
Durrsakët mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas golit të Peposhit në minutën e 43-të të sfidës.
Në fraksionin e dytë të lojës, ishte Vllaznia që kërkoi më shumë golin dhe iu afrua me anë të Çobës i cili goditi traversën pas harkimit të të riut Spahija.
Më pas, ishte vetë mbrojtësi i cili doli në ndihmë të sulmit dhe barazoi rezultatin me një gjuajte me kokë në minutën e 86-të, duke vulosur shifrat 1-1 në këtë ndeshje.
Teuta: Dema, Kruja, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Beqja, Peposhi, Gjumsi, L.Vila, Fili, Daci. Trajner: Diego Longo
Vllaznia: Mëhidri, Smajli, Juriç, Çeshmedjev, Sala, Boshnjaku, Krymi, Mala, Dodev, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli