Ekipi i Teutës është grumbulluar në Durrës, ku ka nisur zyrtarisht përgatitjet për takimin e javës së 28-të të Kategorisë Superiore ndaj Laçit. Skuadra e trajnerit Edi Martini, pas humbjes me Partizanin, kërkon të rikthehet te fitorja, teksa edhe kalendari e favorizon, pasi ndeshja e radhës zhvillohet në shtëpi.Për sfidën me kurbinasit, në radhët e Teutës do të këtë rikthime të rëndësishëm, ku në mbrojtje pritet të jetë gati Goxha, që ka pasur një ka lënë pas dëmtimin dhe mori disa minuta në stërvitje.Gjithashtu pritet të shihet dhe gjendja e mesfushorit Erando Karabeci, i cili nuk ia doli të ishte gati ndaj Partizanit, pas kishte probleme me shpinën. Shpresohet te rikuperimi i mesfushorit, pasi prania e tij është mjaft e rëndësishme.
Teuta ka pasur shumë oshilacione në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, ku ka barazuar katër dhe ka humbur një ndaj Partizanit. Teuta humbi përballë Laçit në transfertë. “Djemtë e detit” nuk kanë arritur ende ta rikthejnë qetësinë dhe vazhdimësinë e rezultateve.“Sindroma” e humbjeve është ende prezente dhe fitorja ndaj Laçit duhet të rikthejë qetësinë. Lorenco Vila dhe Gruda u shfaqën në mënyre perfektë në takimet e fundit dhe rritja e formës se tyre është një plus i madh për ekipin, pasi kjo pritet të reflektohet te golat. Psikologjikisht kjo situatë ka liruar djemtë e detit, pasi në kohëzgjatje ishin dy muaj pa humbje, me fitoren e fundit.
Ndeshja e kësaj jave shihet si një mundësi e mirë për të risjellë entuziazmin e duhur. Ndaj Laçit fitorja është detyrim, jo vetëm për faktin që luajnë ndaj një skuadre që është në një momente jo të mira në këtë kampionat, por mbi të gjitha luajnë në Durrës, aty ku kanë marrë 60% të pikëve.Kjo javë shihet shumë e mirë për Teutën, pasi favorizohet edhe nga përballjet e tjera të këtij raundi. Në këtë sezon, një fitore të ngjit shumë lart, ashtu si një rezultat negativ të zbret në pjesën e poshtme të tabelës, ndaj te Teuta do të tentojë të lënë pas muajin e rezultateve negative, për të shënuar një sprint final sa më të mirë.





