Teuta vijon të jetë me pushime dhe në Durrës mendojnë për sezonin e ri, ku natyrisht që do të ketë edhe ndryshime.teutaMund të ketë edhe largime për ata lojtarë që nuk kanë bindur, ashtu si mund të ketë edhe disa afrime të tjera deri në startin e sezonit të ri, ku durrsakët do të hyjnë në garë këtë sezon për të kërkuar diçka më shumë, të paktën Europën. Priten disa goditje në merkato. Këto javë do të jenë intensive për drejtuesit, pasi po shohin me kujdes për mbylljen e marrëveshjes me ndonjë lojtar. Klubi ka për qëllim vendosjen e themeleve dhe përgjatë kësaj kohe ata po punojnë për riformatimin e skuadrës.
Nëse do të ketë afrimet të reja, ato do të jenë të pikasura me kujdes dhe profesionalizëm. Drejtuesit në bashkëpunim me trajnerin dhe stafin kanë përzgjedhur lojtarët që do përbëjnë ekipin për sezonin e ri futbollistik. Priten dhe disa përforcime në merkato në ditë në vijim. Ekipi ka objektiva të qarta, Teuta duhet dhe do flasë vetëm në fushën e lojës. Ndërsa nga sa bëhet e ditur, tashmë do të ketë të tjera firma në Durrës, rinovime, por edhe afrime të reja. Pritet që dhe lojtarë të tjerë që u ka skaduar kontrata të ulen “kokë më kokë” me drejtuesit e klubit për të biseduar rreth të ardhmes dhe rinovimit të tyre. Bëhet fjalë për ata futbollistë, për të cilët trajneri Martini i ka në planet e veta edhe për sezonin e ardhshëm, por, jo vetëm.
Në Durrës ka nisur edhe merkatoja. Nuk është çudi që brenda kësaj jave, të ketë largime, por edhe afrime, këto të fundit të bujshme. Me boshtin që ka Vata, Jazxhi Beqja Gjini Peposhi Lloci Daci etj, trajneri Martini do të mundohet të formojë ekipin deri para se të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Do të kërkohet që skuadra të lidhet, të jetë sa më harmonike dhe gjithçka të jetë në rrugën e duhur. Durrsakët do jenë në kërkim të lojtarëve të kalibrit të lartë, teksa këto dy muaj do të këtë përpjekje për të firmosur me lojtarë të ndryshëm, qoftë edhe me ndonjë mbrojtës krahu ose mesfushor.