Skuadra e Teutës prej disa ditësh ka nisur grumbullimin në Pukë, në prag të ndeshjeve europiane, ku “djemtë e detit” më 27 gusht luajnë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, teksa përballë do kenë izraelitët e Beitar.

Për të njohur edhe më mirë gjendjen e futbollistëve e për të krijuar një ide të qartë nga ana e trajnerit Martini, klubi ka menduar të organizojë një ndeshje miqësore.

Testi do të zhvillohet ditën e enjte, në orën 17:00, përballë Vllaznisë në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. Ky pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, kryesisht për Teutën për të parë ku është me përgatitjet për ndeshjen e datës 27 gusht.