Teuta do të luajë ndeshjen e kampionatit me Vorën të shtunën në Durrës në orën 16.00. Klubi i Futbollit Teuta informon tifozët dhe publikun se, në marrëveshje me klubin FK Vora, ndeshja e fazës së dytë ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo marrëveshje është arritur pasi FK Vora nuk e ka ende gati stadiumin e vet për zhvillimin e takimit. Gjithashtu, është vendosur që ndeshja e fazës së tretë ndërmjet dy ekipeve të luhet në stadiumin e Vorës.
Klubi durrsak falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe i fton të jenë të pranishëm në “Niko Dovana” për të përkrahur ekipin. Po përveç kampionatit durrsakët do të ndeshen me Vorën edhe në kupën e Shqipërisë. Sipas skemës së paracaktuar duke marrë për bazë renditjen e sezonit të kaluar, janë ndarë çiftet për fzën e 1/8 të kësaj kupe ku Teuta do të ndeshet me Vorën.





