Teuta niset sot drejt Pogradecit. Klubi ka ndryshuar mendje dhe vetëm mbrëmë ka vendosur që të mos grumbullohet në Ohër, por në një tjetër qytet liqenor, këtë herë brenda rrethinave të Shqipërisë. Kjo është etapa e dytë e fazës përgatitore për durrsakët, teksa kujtojmë se, para ndeshjeve në Ligën e Europës, ishin në Austri.Por këtë herë ka ndryshime edhe në staf, pasi vendin e Julian Ahmatajt e ka zënë Gentjan Begeja. Rizvani, Moçka, Rexhepaj, Shkalla, E.Hoxha, Kotobelli, R. Hoxha, Borshi, Shehi, Beqja, Hodo, Çyrbja, Lika, Hila, Musta, Cmajcanin, Lamcja, Magani, Mara, Musta, Gripshi dhe Raboshta janë lojtarët që do të marrin rrugën drejt Pogradecit ndërsa gjatë rrugës pritet që grupit t’i bashkohet edhe Nikolas Napol.

Akordi me sulmuesin e lindur në Francë, por me kombësi blege është arritur tashmë, ndërsa klubi pret vetëm që ai të “zbarkojë” në tokë shqiptare.Lojtari 20-vjeçar është në pronësi të Atalantas dhe është aktivizuar në Primavera, ndërsa konsiderohet si një element premtues për të ardhmen. Ai është aktivizuar dhe në dy takime me Belgjikën U-19, ndërsa gjatë karrierës së tij numëron edhe dy ndeshje në Serinë B me Avelinon. Në sezonin e fundit në ka- Teuta nuk do ta ketë grupin të plotë gjatë fazës përgatitore.Valdrin Rashica ka një dëmtim të lehtë, ndaj pritet që riaftësimin ta kryejë në Durrës.

Mesfushori, pasi të kryejë disa seanca terapi, do të niset në Pogradec. Konkretisht të enjten ai do të grumbullohet me ekipin, pasi lëndimi nuk është shumë serioz.Rashica me probleme mpionatin e të rinjve, ai në 23 ndeshje e ka gjetur 7 herë rrjetën. Por, merkatoja e Teutës nuk mbyllet këtu. Klubi po “operon” me shumë kujdes për të gjetur edhe një qendërmbrojtës me përvojë. Emër ende nuk ka, por pritet që gjatë qëndrimit të fazës të ketë zhvillime konkrete.